BallinaKosovë

Valë e re me të reshura gjatë kësaj jave, ja si parashikohet moti

Pas temperaturave të larta dhe motit të thatë që kanë përfshirë javën e kaluar, më në fund arritën reshjet e shiut mbrëmë në të gjithë territorin e Kosovës, të cilat u shoqëruan edhe me shkarkesa elektrike, kryesisht në juglindje dhe lindje të vendit.

Gjatë kësaj jave, vendi do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, si pasojë e disa qendrave ciklonike në detin Mesdhe.

Në këtë mënyrë, moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, ku kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë intensive.

Po ashtu, përpos reshjeve të shiut, ato pritet të paraqiten edhe në formë të borës, kryesisht në rajonin e Podujevës gjatë ditës së sotme.

Në pjesën e dytë të javës, konkretisht nga dita e Premte, do të shtrihen masa më të ftohta ajrore, duke sjellur njëkohësisht edhe intensifikim të reshjeve, ndërsa të Shtunën mund të përzihen apo shndërrohen edhe në ato të borës në zona të caktuara.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej -3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 14°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!