BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Hënën, 16.01.2023

Për të Hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku rreth mesditës pritet të fillojnë reshjet e shiut në sasi të pakta, kryesisht në perëndim të vendit, më pas gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të intensifikohen dhe të shtrihen edhe në zona të tjera.

Reshjet më intensive do të jenë në jugperëndim të vendit të cilat kohë pas kohe do të jenë në formë të rrebesheve, ndërsa me më së paku të reshura apo thuajse fare, parashihet në juglindje dhe lindje të vendit.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-52 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 11°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!