Për të Hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, ka mundësi lokalisht të ketë reshje të izoluara shiu, sidomos përreth zonave malore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 8-22 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë, ku minimalet do të luhaten prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 17°C. /MeteoKosova/