BallinaKosovë

Situata meteorologjike gjatë kësaj jave, zbuloni detajet

Gjatë kësaj jave moti do të karakterizohet fillimisht nga masa kryesisht të qëndrueshme, ndërsa nga dita e Premte na presim kushte të tjera meteorologjike.

Pra, nën këto kushte, dite e sotme do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës, ku në zona të caktuara, sidomos në ato malore, parashihet të gjenerojnë reshje të izoluara shiu.

Nga dita e Martë e deri të Enjten, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, përderisa orët e mëngjesit dhe mbrëmjes do të jenë me temperatura të ulëta, ndërsa gjatë ditës do të shënojnë ngritje, mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore. Po ashtu, gjatë orëve të mëngjesit nëpër lugina dhe ultësira mund të ketë mjegull apo mjegullinë.

Nga dita e Premte, do të depërtojnë masa të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit, duke sjellur reshje lokale shiu dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Sa i përket fundjavës, parashihet me vranësira të shpeshta dhe reshje lokale shiu.

Era do të fryjë të drejtimesh të ndryshme, e cila në fundjavë në zona të caktuara pritet kohë pas kohe të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 2 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 18°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!