
Për të Enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat kohë pas kohe pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh në momente dhe zona të caktuara.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 9 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21°C. /MeteoKosova/