BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Dielën, 26.02.2023

Për të Dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit, fillimisht në sasi të pakta.

Gjatë orëve të pasdites do të ketë intensifikim të tyre në zona të caktuara, të cilat në mbrëmje do pasohen nga sistemi frontal me lëvizje perëndim-lindje. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve lokale, ku deri para mesnatës do të shtrihen në të gjithë vendin. Ka mundësi edhe për ndonjë shkarkesë elektrike.

Po ashtu, si pasojë e koncentrimeve të Pluhurit Saharian, reshjet do të jenë të shoqëruara me baltë.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit dhe juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, kryesisht pranë skajeve të territorit të Kosovës, me shpejtësi prej 20-90 km/h! Në lindje të vendit intensiteti pritet të jetë më i ulët dhe më në brendi të vendit, me shpejtësi maksimale deri në 65 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 17°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!