BallinaBotë

Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, humb jetën një person! Raportohet për disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një autobus shqiptar është përmbysur dhe si pasojë ka ndërruar jetë një person. 

Bëhet me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 23:43 në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit.

Mediat kroate informojnë se automjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç,dhe  ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas autobusi është përmbysur.

Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin nëntë pasagjerë dhe shoferi. Një person ka vdekur, ndërsa disa persona janë lënduar dhe po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.

Bëhet me dije se katër prej personave që janë lënduar, janë në gjendje të rëndë.

Të gjithë të lënduarit po marrin mjekim, një prej të cilëve u trajtua për traumë, një i aksidentuar ndodhet në reanimacion në gjendje kritike për jetën.

Dy ndër të plagosurit janë të mitur, por nuk janë në rrezik për jetën.

Autostrada në të cilën ndodhi aksidenti u bllokua përkohësisht ndërsa tashmë është hapur për të gjithë mjetet përjashtuar ato të tonazhit të rëndë.

Për shkak të kushteve dimërore në rrugë, auitoritetet kroate i këshilljnë drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë dhe stilin e vozitjes, të ruajnë distancën e sigurt ndërmjet automjeteve dhe të mos nisen pa pajisjet e duhura dimërore.

Disa persona thuhet se kanë mbetur të plagosur ndërsa ende nuk dihet cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti. /TopChannel/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!