Për të Dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të ashpërta.
Lëvizja apo ecja e vranësirave konvektive do të jetë e ngadalshme, me ç’rast reshjet do të mbesin të bllokuara në zona, duke sjellur reshje intensive apo më afatgjate, ku edhe pritet të ketë vërshime.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, ku minimalet do të luhaten prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 27°C. /MeteoKosova/