BallinaKosovë

Kosova u përfshi nga stuhi të fuqishme e vërshime këtë fundjavë.. nuk mbaron me kaq

Si pasojë e ciklonit të fuqishëm që ka përfshirë Ballkanin, gjatë kësaj fundjave vendi u përfshi lokalisht nga shtrëngata të fuqishme, të cilat u karakterizuan me reshje rrëke, shkarkesa të ashpërta rrufesh dhe vërshime, me ç’rast u shkaktuan edhe dëme materiale.

Madje qyteti i Gjilanit ishte dy herë në shënjestër gjatë së Dielës nga sistemi i fuqishëm frontal, ku edhe u shkaktuan përmbytje.

Ky ciklon do të vazhdojë të jetë aktiv edhe në ditët vijuese, të pakten deri në mesjavë, kur edhe pritet gradualisht të largohet nga rajoni ynë, duke mbetur vetëm reshjet e izoluara në zona të caktuara.

Pra, edhe në ditët vijuese do të mbesin të pranishme masa më të freskëta ajrore, ku priten vranësira dhe intervale me kthjellime, përderisa kohë pas kohe priten zhvillime të fuqishme të vranësirave, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, breshër erëra të fuqishme dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të ashpërta.

Nga dita e Enjte apo e Premte, pritet të shtrihen masa më të ngrohta ajrore, duke sjellur intervale më të gjata me diell dhe ngritje të temperaturave, përderisa reshjet do të mbesin të izoluara në zona të pakta.

Edhe fundjava parashihet me kushte të ngjashme.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 30°C.

Më poshtë i gjeni disa nga fotot dhe videot të cilat janë adresuar në faqen tonë. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!