
Për të Dielën parashikohet të mbajë mot me diell e vranësira të pakta gjatë ditës, të cilat përreth zonave malore mund të sjellin ndonjë reshje të izoluar. Do të jetë një mot jashtëzakonisht i nxehtë, kështu që është rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse jeni jashtë për periudha të gjata kohore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 15-32 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 18 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C. /MeteoKosova/