BallinaKosovë

Parashikimi i motit javor

Pas masave mjaft të ftohta ajrore që depërtuan në fundjavë, duke zbritur temperaturat maksimale edhe deri në 16°C të Shtunën, kjo javë do të mbetet kryesisht nën ndikimin e kushteve më të qëndrueshme atmosferike dhe të atyre paksa më të ngrohta.

Nën këto kushte, deri të Mërkurën moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, përderisa të Martën gjatë orëve të vona të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë edhe reshje lokale shiu, të cilat në momente dhe zona të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, të shoqëruara edhe me ndonjë shkarkesë elektrike.

Nga dita e Enjte pritet të depërtojnë masa më të nxehta ajrore, duke favorizuar intervale më të gjata me diell dhe ngritje të ndjeshme të temperaturave.

Sa i përket fundjavës, një masë e freskët dhe e dobët pritet të depërtojë të Shtunën apo të Dielën, duke sjellur shtim të vranësirave dhe mundësi për reshje të pakta lokale, përderisa temperaturat mund të pësojnë një ulje fare të lehtë.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-49 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 7 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 34°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!