Për të Martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku vonë pasdite apo në mbrëmje, pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë reshje të pakta lokale shiu, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër.
Era do të fryjë nga kuadrati i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 16-41 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 7 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 26°C. /MeteoKosova/