BallinaKosovë

Nga dita e Enjte pasojnë masa më të freskëta ajrore

Edhe dita e sotme u karakterizua me diell e vranësira të pakta si dhe mjaft e ngrohtë, ku temperaturat arritën deri në 26°C.

Nga dita e nesërme do të depërtojnë masa më të freskëta ajrore, duke sjellur shtim të vranësirave, të cilat do të përcillen edhe me reshje të izoluara shiu në zona të caktuara. Megjithatë, nuk do të mungojnë as intervalet kohore me diell, ndërsa temperaturat do të pësojnë ulje.

Kushte të ngjashme parashihen edhe për ditën e Premte, ndërsa të Shtunën priten intervale më të gjata me diell, mirëpo lokalisht do të shoqërohen me reshje të pakta shiu.

Të Dielën priten vranësira të shpeshta dhe kohë pas kohe reshje lokale shiu, në momente të caktuara në formë të rrebesheve afatshkurtër.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15-42 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 20°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!