BallinaKosovëRajon

Në vazhdim stuhi të forta dhe përmbytje në vend dhe rajon, ja çfarë pritet të ndodh

Një ciklon i fuqishëm i cili gjendet mbi Mesdhe po lëviz drejt rajonit tonë, ku në orët vijuese, e sidomos në ato të mbrëmjes, pritet të sjellë fuqizim të reshjeve, të cilat do të jenë në formë të rrebesheve të vazhdueshme, herë-herë rrëke, të shoqëruara lokalisht me shkarkesa elektrike.

Reshjet e fuqishme fillimisht do të jenë prezente në Rrafshin e Dukagjinit apo konkretisht në pjesën perëndimore të vendit, të cilat gjatë natës pritet të shtrihen deri në lindje të vendit.

Ky sistem i fuqishëm do të vazhdojë të sjellë reshje edhe të Dielën, lokalisht të fuqishme, të shoqëruara me shkarkesa elektrike në zona të caktuara. Në zonat malore priten reshje bore.

Po ashtu, në momente të caktuara pritet të ketë erëra të fuqishme, me shpejtësi deri në 60 km/h!

Sasia e reshjeve e cila pritet brenda 2 dite në Kosovë, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit (pjesa jugperëndimore), pritet të arrijë në deri në 200 mm, e cila është e barabartë me 1/3 e reshjeve mesatare vjetore të Kosovës, duke çuar vendin në vërshime!

Sasia totale e reshjeve deri të Hënën në mëngjes, ku më shumti pritet të jetë në pjesën verirore të Shqipërisë me 355 mm si dhe në Kosovë deri në 200 mm, e barabartë me 1/3 e reshjeve mesatare vjetore të Kosovës.

Nga dita e Hënë pritet reshjet e shiut të dobësohen, duke mbetur të pranishme vetën në lokalitete, ndërsa ato të borës mund t’i kemi të pranishme edhe në ultësira, respektivisht në veri dhe verilindje të vendit.

Edhe në Mal të Zi dhe Shqipëri pritet të ketë reshje të fuqishme, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër. Reshjet më të përqëndruara do të jenë në Shqipëri, sidomos në zonën veriore, duke çuar vendin në përmbytje.

Sasia e reshjeve e cila pritet brenda 2 dite në Shqipëri pritet të arrijë mbi 350 mm, e cila është e barabartë thuajse me 2/3 e reshjeve mesatare vjetore të Kosovës. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!