BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Shtunën, 19.11.2022

Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku në pjesën e parë të ditës mund të ketë ndonjë reshje të izoluar, ndërsa gjatë orëve të pasditës, e sidomos në mbrëmje pritet reshjet të intensifikohen, të cilat kryesisht do të jenë në formë të rrebesheve të vazhdueshme, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Të reshurat do të jenë në formë frontale dhe me lëvizje të ngadalshme, me drejtim perëndim-lindje, kjo e fundit duke arritur pas mesnate.

Si pasojë e reshjeve të fuqishme, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, pritet të ketë edhe vërshime lokale!

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në orët e mbrëmjes, me shpejtësi prej 20-60 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 18°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!