Për të Dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu, të cilat kohë pas kohe lokalisht pritet të jenë në formë të rrebesheve të vazhdueshme, të shoqëruara edhe me shkarkesa rrufesh.
Si pasojë e reshjeve të fuqishme, në zona të caktuara pritet të ketë vërshime, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit!
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15°C. /MeteoKosova/