BallinaKosovë

Mot më i butë gjatë ditës, ndërsa mëngjeset me acar. Ja si parashikohet kjo javë

Pas reshjeve intensive që karakterizuan javën e kaluar, këtë javë na presin kushte të tjera meteorologjike. Gjatë kësaj jave moti do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, si rrjedhojë, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta por kryesisht i ftohtë.

Orët e mëngjesit do të mbesin me acar ku mund të ketë prani të mjegullës apo vranësira të ulëta.

Në fundjavë, ka mundësi të ketë shtim të vranësirave dhe reshje të izoluara shiu.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi 12-30 km/h.

Në aspektin termik, temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje graduale nga dita në ditë por vlerat minimale do të mbesin në vlera negative dhe mjaft të ulëta, të pakten deri nga mesi i javës, më pas në fundjavë shënojnë ngritje.

Minimalet do të luhaten prej -6 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 13°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!