BallinaBotë

Mes valës të të nxehtit, stuhitë shkatërrimtare kërcënojnë sërish pjesë të Evropës dhe Ballkanit

Ndonëse vala e nxehtë afrikane ka pushtuar thuajse gjithë Evropën, megjithatë ajo kohë pas kohe po gjen lehtësim nga depërtimi i masave të ftohta, të cilat po dinë të jenë mjaft të rrezikshme, për shkak të kontrasteve të forta termike.

Pra, edhe këtë javë, pak a shumë e ngjashme me javën e kaluar, pjesë të Evropës dhe Ballkanit, do goditen nga stuhi mjaft të forta, të cilat i përgjigjen kategorisë së tretë apo alarmit të kuq, kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes. Kjo gjendje vlen nga dita e Martë e deri të Enjten.

Vendet të cilat parashihet të preken do të jenë: Pjesa qëndrore dhe lindore e Francës, Zvicra, pjesa jugore, qëndrore dhe ajo veriore e Gjermanisë, pjesa veriore e Italisë, Austria, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Polonia, Rumania, Ukraina, Sllovenia, Kroacia Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Bullgaria.

Nën këto kushte, moti fillimisht do të karakterizohet me diell dhe vranësira, e po ashtu mjaft i nxehtë. Kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, parashihet të ketë rrebeshe të vrullshme, shkarkesa të forta elektrike dhe breshër të madh.

Po ashtu, gjatë kushteve me stuhi parashihet të ketë edhe erëra jashtëzakonisht të fuqishme, të cilat në momente të caktuara gjatë qendrës së stuhisë pritet të arrijnë deri në 140 km/h! Në zonat me të kuqe do të ketë lokalisht edhe tornado.

Vendi ynë mund të preket vetëm nga ndonjë reshje të izoluar apo kalimtare, e shoqëruar me ndonjë shkarkesë elektrike, kjo për arsye që jemi nën ndikimin e anticiklonit afrikan dhe nuk lejon të depërtojnë stuhi të forta apo masa më të ftohta ajrore.

Më po i gjeni të bashkangjitur hartat nga dita e Martë e deri të Enjten. /MeteoKosova/

E Martë – gjendja më e rrezikshme paraqitet në Zvicër, Italinë veriore dhe Austri.
E Mërkurë – gjendja më e rrezikshme paraqitet në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi.
E Enjte – gjendja më e rrezikshme paraqitet në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi, pjesërisht (Hungaria, Rumania dhe Ukraina).

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!