Mëngjesi i së Martës ishte mjaft i ftohtë, ku sipas “Stacionit Personal Meteorologjik, temperaturat minimale zbriten deri në -3°C në orën 05:16. Dita vijoi me diell dhe me temperatura të cilat u ngjiten deri në 17.7°C.
Ditët vijuese do të vazhdojnë me diell dhe temperatura të larta, të cilat të do të kulmojnë të Premten, duke arritur deri në 25°C në rang vendi, ndërsa minimalet pak a shumë do të sillen rreth pikës së ngrirjes, kryesisht në vlera pozitive.
Nga dita e Shtunë pritet shtim i vranësirave, të cilat lokalisht do të gjenerojnë reshje të pakta lokale shiu, ndërsa temperaturat pësojnë ulje të lehtë. Të Dielën depërtojnë masat e ftohta polare, duke sjellur ulje të theksueshme të temperaturave si dhe intensifikim të reshjeve të shiut, ku ka mundësi që të përzihen apo shndërrohen në ato të borës në zona të veçanta. /MeteoKosova/