BallinaKuriozitete

Ekspertët nuk i besuan të dhënave të shpejtësisë më të lartë të erës në Tokë, sepse ishte shumë ekstreme

Të Mërkurën, më 10 Prill, 1996, ishulli Barrow, i cili ndodhet në brigjet e Australisë perëndimore, mati shpejtësinë më të lartë të erës të regjistruar ndonjëherë në Tokë (duke mos përfshirë tornadot).

Cikloni Tropikal “Olivia” goditi ishullin e vogël me erëra deri në 407 km/h. Kjo theu rekordin e mëparshëm më 12 Prilli, 1934, kur erërat 372 km/h u regjistruan në majën prej 1917m të malit Uashington, në Uashington, N.H.

Në ishullin Australian, anemometri – një mjet matës i erës – kapi vrullshmërinë e paimagjinueshëm të erës deri në 407 km/h. Anemometri ishte në pronësi të kompanisë private Chevron, kështu që të dhënat nuk u bënë publike menjëherë.

Byroja e Meteorologjisë e Australisë nuk i regjistroi të dhënat menjëherë sepse vlefshmëria u vu në dyshim.

Do të duheshin 14 vjet, por më në fund, shpejtësia e erës u vërtetua dhe tani mban rekordin botëror për shpejtësinë më të lartë të erës jo-tornado në Tokë.

Më 3 Maj, 1999, u regjistrua një vrullshmëri e erës prej 512 km/h, duke e bërë atë shpejtësinë më të lartë të erës të dokumentuar ndonjëherë. Vrullshmëria e erës ishte pjesë e një tornado që shkatërroi një zonë pranë Oklahoma City. Tornado F5 mbyti 36 njerëz dhe shkaktoi dëme në vlerë prej 1 miliard dollarësh.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!