U paralajmërua për stuhi të fuqishme në Evropë dhe Ballkan, e në këto momente sistemi frontal ka marr rrugë edhe drejt Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilat po sjellin rrebeshe të vrullshme, breshër, erëra të forta dhe shkarkesa të fuqishme elektrike. Këto të fundit janë regjistruar hiç më pak se 15 mijë (15,000) sosh.
Momentalisht sistemi ka hyrë në kufi të Malit të Zi dhe në bazë të trajektorës duket se do të lëvizë edhe në drejtim të Kosovës.
Në bazë të parashikimeve të fundit, sistemi porsa të arrijë Kosovën, parashihet të dobësohet apo t’i humbasë vetitë e tij, duke sjellur vetëm ndonjë reshje të izoluar apo kalimtare në Rrafshin e Dukagjinit.
Se si do të vijojë situata, mbetet të shihet. /MeteoKosova/