BallinaKosovëRajon

Horror në Serbi, mbi 30 mijë shkarkesa elektrike deri më tani! Stuhia gati të prekë kufirin verior të Kosovës

Ashtu siç u paralajmërua mbrëmë, një Superqelizë e cila vie nga Ballkani Perëndimor, ka përfshirë shtetin e Serbisë, e cila po sjellë stuhi jashtëzakonisht të forta, të shoqëruara me rrebeshe të vrullshme, breshër, shkarkesa të ashpërta elektrike dhe erëra të cilat po arrijnë shpejtësinë mbi 100 km/h. Deri më tani janë regjistruar mbi 30 mijë shkarkesa elektrike në Serbi!

Në orët vijuese stuhia e fuqishme pritet t’i afrohet kufirit të Kosovës, duke kaluar vetëm periferia e stuhisë, e cila lokalisht pritet të sjellë erëra të forta, të përqëndruara kryesisht në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi maksimale prej 50-70 km/h! Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia për reshje lokale dhe ndonjë shkarkesë elektrike në afërsi të vendit. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!