BallinaKosovë

Masat e ftohta “pushtojnë” vendin, si parashikohet java e parë e Tetorit?

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta, të pakten deri të Mërkurën, ku më pas pritet gradualisht të tërhiqen. Përpos vlerave maksimale që do të jenë më të ulëta, edhe mëngjeset do të jenë mjaft të ftohta.

Pra, gjatë ditës së sotme kanë filluar gradualisht të depërtojnë masat e ftohta, të cilat kanë sjellur shtim të vranësirave dhe lokalisht do të përcillen me reshje të pakta lokale shiu. Gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell.

Edhe të Martën parashihet të ketë vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa masat e ftohta do të jenë pikun e tyre, duke bërë që temperaturat maksimale të pësojnë ulje të mëtejshme.

Nga dita e Mërkurë e deri në fundjavë, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, përderisa nga dita e Enjte pritet temperaturat të shënojnë ngritje graduale nga dita në ditë.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në fillim të javës, me shpejtësi prej 15-45 kmh

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 23°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!