BallinaKosovëRajon

KUJDES! Shqipëria dhe Mali i Zi me stuhitë më të forta sot në Evropë, rrezikohet edhe Kosova (Harta)

Mbi vendin tonë ka filluar të ketë reshje lokale shiu, të cilat më të përqëndruara janë në Mal të Zi dhe në pjesën veriore të Shqipërisë.

Në ndërkohë, një ciklon i cili gjendet mbi Itali, do të depërtojë gjatë ditës së sotme mbi rajonin tonë, fillimisht do të përfshihet pjesa perëndimore e Ballkanit, e më pas tek ne. Pra, sistemi i fuqishëm do të përfshijë më së shumti vendet pranë vijës bregdetare nga Kroacia e deri në Greqi.

Me ardhjen e sistemit të fuqishëm gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes në Mal të Zi dhe Shqipëri, pritet të fuqizohet dukshëm, duke sjellur reshje shiu në të gjithë vendin. Reshjet e shiut kohë pas kohe do të jenë në formë të rrebesheve, herë-herë rrëke, të shoqëruara lokalisht me shkarkesa rrufesh dhe breshër, me ç’rast pritet të shkaktojnë edhe vërshime.

Këto kushte do të vazhdojnë deri në mëngjesin e së Enjtes, specifikisht në Shqipëri, duke mbetur më pas gjatë ditës të izoluara në zona të caktuara.

Estofex” parashikon që Shqipëria dhe Mali i Zi të goditet nga shtrëngatat më të fuqishme sot në Evropë me nivelin 2! Rrezikohet edhe pjesa pranë kufirit me Kosovën.

*Eksperimentuesit Evropian për Parashikime të Stuhive është një iniciativë e një ekipi meteorologësh evropianë dhe studentë në meteorologji dhe shërben si një platformë për shkëmbimin e njohurive rreth parashikimit të stuhive të forta konvektive në Evropë dhe kudo tjetër.

Edhe në Kosovë gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të intensifikohen të reshurat, sidomos pas mesnate e deri në mëngjesin e së Enjtes, të cilat do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara lokalisht me shkarkesa rrufesh si dhe me mundësi për breshër.

Pra, edhe në ditët vijuese, moti do të karakterizohet me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, të cilat kohë pas kohe do të përcillen me reshje shiu, ku në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Vërshimet janë të mundshme.

Kjo gjendje parashihet të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, përderisa edhe temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, duke mos përjashtuar mundësinë për reshjet e para të borës në zona të ulëta, konkretisht në Kosovë. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!