BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Enjten, 17.11.2022

Për të Enjten parashikohet të mbajë mot me reshje shiu që nga orët e para të 24-orëshit e deri në mëngjes. Reshjet kohë pas kohe do të jenë në formë të rrebesheve lokale, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Gjatë ditës priten intervale kthjellimesh, përderisa reshjet do të mbesin të izoluara në zona të caktuara.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-49 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 7 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 17°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!