BallinaKosovëRajon

Më në fund! Valë të shumta me reshje drejt vendit tonë, me mundësi për vërshime

Vendi ynë po vazhdon të përballet tash e sa kohë nga kushtet ekstremisht të thata dhe nga temperaturat relativisht të larta për këtë periudhë kohore.

Megjithatë, këtyre kushteve po u vie fundi, pasiqë nga Oqeani Atlantik do të depërtojnë ciklone të njëpasnjëshme drejt vendit dhe rajonit tonë, duke sjellur intensifikim të reshjeve në të gjithë vendin që nga dita e Mërkurë.

Pra, deri në fundjavë, moti do të karakterizohet me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, të cilat kohë pas kohe do të përcillen me reshje shiu, ku në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Disa nga rrufetë mund të jenë të fuqishme.

Në aspektin termik, temperaturat do të vazhdojnë të jenë ende disi të larta për këtë periudhë kohore, me tendenca që të pësojnë ulje më të ndjeshme në fundjavë.

Edhe në Shqipëri dhe Mal të Zi parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, kohë pas kohe mjaft të fuqishme, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër. Disa nga rrufetë pritet të jenë të fuqishme.

Si pasojë e reshjeve të shumta në Shqipëri dhe Mal të Zi, pritet të ketë edhe vërshime! Po ashtu, edhe Kosova mbetet e rrezikuar nga vërshimet, sidomos Rrafshi i Dukagjinit.

Sipas parashikimeve të fundit, të Dielën në mbrëmje apo të Hënën, mund të depërtojnë masa të ftohta polare, me ç’rast mund t’i sjellin edhe reshjet e para të borës në ultësira për këtë sezonë.

Për çdo ndryshim eventual, ju ftojmë t’i ndiqni parashikimet tona ditore në platformën më të saktë meteorologjike në Republikën e Kosovës. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!