BallinaKosovë

KUJDES! Nga dita e nesërme rikthehen stuhitë e forta në vend

Dita e sotme u karakterizua me diell dhe vranësira të pakta, përderisa vranësirat më të përqëndruara ishin në perëndim të vendit, duke sjellur edhe reshje të pakta shiu.

Nga dita e Mërkurë, pritet të depërtojnë masa të paqëndrueshme dhe më të freskëta, duke sjellur destabilizim të fuqishëm në shkallë vendi.

Nën këto kushte, sërish pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, erëra të fuqishme, breshër e shkarkesa rrufesh, të cilat në zona të caktuara do të jenë të ashpërta!

Kjo gjendje me të reshura pritet të vazhdojë deri në fundjavë, me ç’rast vërshimet lokale janë të mundshme!

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 25-70 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale!

Temperaturat do të pësojnë ulje nga dita në ditë, ku minimalet do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 27°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!