BallinaKosovë

Java parashikohet me vranësira dhe intervale me diell, ku priten edhe reshje të pakta shiu e bore. Në fundjavë kryesisht me diell por ftohtë

Masat e ftohta që depërtuan të Dielën, sollen reshje shiu e bore në gjithë vendin, ndërsa në zonat malore edhe reshje të dendura bore.

Këto masa të ftohta do të karakterizojnë edhe javën në vazhdim, e cila parashikohet me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa në fillim të javës priten edhe reshje të pakta lokale shiu e bore. Mëngjeset dhe netët do të jenë të ftohta.

Sipas parashikimeve të fundit, fundjava parashikohet të dominohet nga moti kryesisht me diell por është ende e paqartë, për shkak që kemi një ciklon në ardhje, dhe varësisht nga shpejtësia e tij, do të karakterizojë edhe fundjavë, për të cilën do të njoftoheni me kohë në rast të ndryshimeve eventuale.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi 10-39 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -8 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 10°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!