BallinaBotëKosovë

Po ndodh “Ngrohja e Papritur e Stratosferës”

Po fillon një ngjarje ngrohëse për Vorbullën Polare në stratosferë, e mundësuar nga goditjet e forta ndërpolare, përderisa po shkojmë drejt stinës së Pranverës.

Vorbulla Polare po përballet me një ngjarje të ngrohjes stratosferike, e cila do të jetë mjaft e fortë sa për të shkaktuar një ndarje të përkohshme të bërthamës së saj të jashtme. Ndërkohë, e njëjta dinamikë do të formësojë edhe qarkullimin e motit në nivelet më të ulëta, pasi goditjet ndërpolare do të dominojnë në fillimin zyrtar të stinës meteorologjike të Pranverës.

Vorbulla Polare është një nxitës i fuqishëm në kushet e motit afatshkurtër dhe atë afatmesëm gjatë stinës së Dimrit. Ka një lidhje të fortë nga toka deri në nivelet më të larta të atmosferës.

Për këtë arsye, është thelbësore të monitorohet aktiviteti lart në stratosferë. Në ditët në vijim, Vorbulla Polare do të përjetojë valën e parë përçarëse të ngrohjes, duke ndikuar edhe në kushtet e motit.

Së pari, ne do të mësojmë shpejt dhe thjesht se çfarë është në të vërtetë Vorbulla Polare dhe pse është kaq e rëndësishme.

VORBULLA POLARE E HEMISFERËS VERIORE

Vorbulla Polare shpjegohet thjesht si një qarkullim shumë i madh ciklonik, që mbulon të gjithë polin verior, deri në gjerësinë e mesme. Ai është i pranishëm në të gjitha nivelet, nga toka deri në atmosferën e mesme, duke pasur forma të ndryshme në lartësi të ndryshme.

Vorbulla Polare është aq e madhe sa duhet ta ndajmë në dy pjesë atmosferike. Njëra është pjesa e poshtme (troposferike) dhe e dyta është pjesa e sipërme (stratosferike).

Vorbulla polare stratosferike luan një rol të rëndësishëm në sforcimet e motit, ndërsa vorbulla polare e poshtme troposferike është në të vërtetë qarkullimi i motit që ne e përjetojmë.

Por ku është stratosfera? Epo, atmosfera ka shtresa të ndryshme. Moti ynë gjendet në shtresën më të ulët të atmosferës të quajtur troposferë. Ajo arrinë deri në rreth 8 km lartësi mbi rajonet polare dhe deri në rreth 15 km mbi ekuator.

Mbi të, ne kemi një shtresë shumë më të thellë të quajtur stratosferë. Kjo shtresë është rreth 30 km e thellë dhe është shumë e thatë. Shtresa e Ozonit gjendet në stratosferë.

Ju mund të shihni shtresat e atmosferës në imazhin më poshtë. Troposfera (shtresa e kaltër) dhe moti janë në fund dhe stratosfera (shtresa e gjelbër) me shtresën e ozonit mbi të.

Fotoja më poshtë tregon një shembull tipik të Vorbullës së sipërme Polare në rreth 30 km lartësi në stratosferën e mesme gjatë sezonit të ftohtë. Ka një formë rrethore shumë të bukur, me temperaturë që bie shpejt drejt bërthamës së saj të brendshme.

Një Vorbull Polare e fortë zakonisht nënkupton qarkullim të fortë polar. Kjo zakonisht bllokon ajrin e ftohtë në rajonet polare, duke krijuar një dimër më të butë për shumicën e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Si kontrast, një Vorbull Polare e dobët (e valëzuar) mund të sjellë mot shumë dinamik. E ka shumë më të vështirë të përmbajë ajrin e ftohtë, i cili tani mund të ikë nga rajonet polare, duke u lëshuar në Shtetet e Bashkuara dhe/ose Evropë. Imazhi nga NOAA.

Në foton tjetër më poshtë, ne kemi vorbullën polare në një lartësi shumë më të ulët, rreth 5 km. Sa më shumë që i afrohemi tokës, aq më shumë deformohet vorbulla polare. Duhet të ndërveprojë me malet dhe terrenin e përgjithshëm dhe gjithashtu me sistemet e forta të motit.

Jini të vetëdijshëm për “krahët” e ftohtë që shtrihen jashtë vorbullës polare. Ato mund të sjellin mot më të ftohtë dhe reshje bore në gjerësinë e mesme. Këto krahë mbushin shumë energji dhe mund të krijojnë stuhi të forta dimërore, si për shembull Nor’easters në Shtetet e Bashkuara ose stuhi shumë të forta me erë nëpër Atlantikun e Veriut.

Por pse (dhe si) formohet vorbulla polare në sezonin e ftohtë?

Përderisa i afrohemi stinës së vjeshtë, rajonet polare marrin natyrisht shumë më pak dritë dielli dhe energji termike. Në këtë mënyrë, ftohja fillon mbi polin verior. Por ndërsa temperaturat polare bien, atmosfera më në jug është ende relativisht e ngrohtë pasi vazhdon të marrë energji nga Dielli.

Ju mund të shihni solsticin e dimrit në foton më poshtë kur rajonet polare marrin pak ose zero energji diellore, krahasuar me rajonet më në jug.

Pra, me rritjen e diferencës së temperaturës drejt jugut, kjo nënkupton edhe një ndryshim në presion. Një qarkullim i madh me presion të ulët (ciklonik) fillon të zhvillohet në të gjithë hemisferën veriore nga shtresat sipërfaqësore, shumë lart në stratosferë. Kjo njihet si Vorbulla Polare.

Përderisa vorbulla polare stratosferike po rrotullohet lart mbi motin, ajo është ende e lidhur drejtpërdrejt me nivelet më të ulëta dhe mund të formësojë motin tonë të përditshëm në shumë mënyra, duke e shtyrë atë në një qarkullim të madh në të gjithë hemisferën.

VORBULLA POLARE NË TRONDITJE

Kur shikojmë vorbullën polare në stratosferë, ne zakonisht përdorim nivelin 10mb. Kjo është rreth 28-32 km në lartësi. Kjo shtresë konsiderohet të jetë në mes të stratosferës dhe është një përfaqësim shumë i mirë i forcës dhe statusit të përgjithshëm të vorbullës polare stratosferike.

Forca e vorbullës polare më së shpeshti matet nga fuqia e erërave që prodhon. Kjo zakonisht bëhet duke matur shpejtësinë e erës zonale (nga perëndimi në lindje) rreth rrethit polar (gjerësia gjeografike 60°N).

Në foton e mëposhtëm kemi shpejtësinë mesatare zonale të erës sezonale për Vorbullën Polare në nivelin 10mb. Vija e zezë është mesatarja afatgjatë, dhe vija blu është forca e vorbullës polare në sezonin 2021/22. Por vija e kuqe është parashikimi, i cili tregon se dobësimi i shpejtë i vorbullës polare po vjen në ditët në vijim.

Në përgjithësi, është e qartë se këtë sezon, vorbulla polare ka një rritje pothuajse konstante të fuqisë. Ajo luhatej lart/poshtë, por mbajti një trend të qëndrueshëm në fuqi. Duke parë vijën e zezë “mesatare”, vorbulla polare zakonisht fillon dobësimin sezonal në mes të Janarit.

Më poshtë kemi një vështrim më të afërt të parashikimit të ansamblit për erërat 10mb. Ajo tregon se vorbulla polare aktualisht është mjaft më e fortë se mesatarja. Por një ngjarje dobësimi/ngadalësimi po vjen, duke tronditur vorbullën polare deri në thelbin e saj. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!