BallinaKosovë

Java parashikohet me intervale më të gjata me diell por me acar

Vendi ynë gjatë këtyre ditëve do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me përjashtim për sot ku pritet reshje lokale shiu e bore, kryesisht në zonën veriore, verilindore dhe atë lindore.

Duke filluar nga dita e Martë e deri të Enjten, një masë e ftohtë dhe e fuqishme polare, por dhe e thatë, pritet të shtrihet në lindje të kontinentit, duke na prekur neve vetëm bishti i saj.

Si pasojë e kësaj, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, përderisa mëngjesi, mbrëmja dhe nata do të jenë me acar, ku temperaturat pritet të ulën deri në -10 gradë Celsius në shkallë vendi, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të ngriten pak mbi vlerat negative.

Nga dita e Premte, pritet të shtrihen masa të ngrohta nga perëndimi i kontinentit. Moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ndërsa të Shtunën në mbrëmje si dhe të Dielën, pritet të ketë të reshura, kryesisht të shiut. Në fushat termike do të ketë ngritje të ndjeshme, veçanërisht në fundjavë me rreth 10 gradë Celsius.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, veçanërisht në fundjavë, me shpejtësi 15-60 km/h!

Temperaturat minimale pritet të lëvizin prej -10 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 12°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!