Moti gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke u karakterizuar me diell dhe vranësira, e kohë pas kohe priten edhe të reshura, kryesisht të shiut, sidomos të Mërkurën dhe të Premten.
Ditët tjera rrezikohen nga reshje të izoluara të shiut në zona të caktuara, ndërsa në mëngjesin e hershëm apo vonë në mbrëmje, reshjet e shiut mund të përzihen edhe me ato të borës.
Nga këto kushte përjashtim bën dita e Shtunë, e cila pritet të karakterizohet me diell dhe me temperatura më të larta.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15-60 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 16°C. /MeteoKosova/