BallinaKosovë

Harrojini ditët me diell, vazhdon moti i paqëndrueshëm

Masat e ftohta polare që kanë depërtuar të Dielën, duke sjellur reshje shiu dhe bore në shkallë vendi, do të vazhdojnë të jenë të pranishme edhe gjatë këtyre ditëve, konkretisht deri të Mërkurën.

Nën këto kushte, dita e Hënë do të karakterizohet me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku kohë pas kohe pritet të ketë reshje të izoluara shiu dhe bore. Këto të fundit mund të jenë të pranishme vonë gjatë natës.

Të Martën, pas reshjeve të pakta lokale me shi e borë gjatë orëve të para të 24-orëshit, dita do të vijojë me vranësira dhe intervale me diell, ku priten edhe reshje të izoluara shiu. Në mëngjes priten ngrica lokale.

Në ndërkohë, po ashtu të Martën, një ciklon i cili pritet të formohet në Evropën Qëndrore, do të arrijë me shpejtësi tek ne të Mërkurën, duke sjellur reshje të dendura shiu dhe bore, përfshirë edhe zona të ulëta, me ç’rast do krijohen edhe çaste të përkohshme dimri.

Nga dita e Enjte, masat e ftohta do të largohen, duke u lënë vendin atyre të ngrohta, megjithatë kushtet e motit do të mbesin ende të paqëndrueshme. Pra, dita do të karakterizohet me diell dhe vranësira, e lokalisht pritet edhe reshje të pakta lokale shiu. Mëngjesi sërish rrezikohet nga ngricat lokale.

Të Premten dhe të Shtunën, parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, lokalisht priten rrebeshe shiu, të shoqëruara edhe me ndonjë shkarkesë elektrike.

Për dallim nga tre të Dielat e fundit, të cilat u karakterizuan me mot mjaft të ftohtë, si shi e borë, kjo e Diele pritet të dominohet nga moti kryesisht me diell dhe me temperatura të larta.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-58 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 23°C. /MeteoKosova/




Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!