BallinaBotë

Evropa përjetoi verën e saj më të nxehtë rekord në vitin 2021

Shkencëtarët thonë se vera e kaluar ishte vera më e nxehtë e regjistruar në Evropë, me temperatura plot 1 gradë Celsius më të larta se mesatarja për tre dekadat e mëparshme.

Një raport i lëshuar të Premten (22 Prill) nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian Copernicus, zbuloi se përderisa pranvera e vitit 2021 ishte më e freskët se mesatarja, muajt e verës u shënuan nga “valë të nxehta e të forta dhe të gjata” që panë shumë rekorde të reja të temperaturës, duke arritur deri në 48.8°C në Sicili Gushtin e kaluar.

Nëse kjo temperaturë e regjistruar verifikohet nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), do të vendosë rekordin e temperaturës së lartë të të gjitha kohërave për kontinentin Evropian. Procesi për të verifikuar këtë rekord të mundshëm mund të zgjasë afërsisht një vit ose më shumë për të përfunduar.

Temperatura aktuale rekord në Evropë qëndron prej 48°C, e cila ka ndodhur në Athinë, Greqi, më 7 Korrik 1977.

Temperaturat e larta të vazhdueshme kontribuan në zjarre të tilla si ato që u panë në Siberi, Greqi dhe Turqi vitin e kaluar, dhe ekspertët thonë se rritën gjasat e reshjeve të dendura të llojit që çuan në përmbytje vdekjeprurëse në Belgjikë dhe Gjermani Korrikun e kaluar.

Temperaturat e sipërfaqes së detit vitin e kaluar ishin më të larta se në çdo kohë që nga viti 1992 në lindje të Detit Mesdhe dhe pjesë të Detit Baltik, ku merkuri u rrit më shumë se 5°C mbi mesataren gjatë muajve të verës.

Shpejtësia vjetore e erës në pjesë të Evropës perëndimore dhe qendrore ishte ndër më të ulëtat që nga viti 1979, tha Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus. Kjo çoi në një reduktim të potencialit të vlerësuar për energjinë e erës – një nga burimet kryesore të energjisë së rinovueshme që vendet evropiane po përdorin për të reduktuar emetimet e gazeve serrë nga prodhimi i energjisë elektrike.

Gjetjet e agjencisë bazohen në stacionet e motit me bazë tokësore dhe vëzhgimet satelitore që datojnë që nga viti 1950.

Globalisht, raporti tregoi se viti 2021 u rendit midis vitit të 7-të dhe të 5-të më të ngrohtë të regjistruar, në varësi të grupit të të dhënave të përdorura. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!