BallinaBotë

Cikloni tropikal Asani kërcënon Indinë Lindore ndërsa një tjetër valë e nxehtë brutale vazhdon në të gjithë vendin

Pjesë të Indisë lindore po përgatiten për shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta pasi një paralajmërim i ciklonit tropikal është në fuqi për bregun e Andhra Pradesh – ndërsa pjesë të tjera të vendit luftojnë me nxehtësinë ekstreme.

Ndërsa cikloni mund të sjellë pak lehtësim nga nxehtësia, ai do të jetë shumë larg për të prekur pjesën më të madhe të vendit — dhe mund ta përkeqësojë nxehtësinë për disa.

Stuhia e fortë ciklonike Asani është në Gjirin e Bengalit, me erëra prej 100 deri në 110 km/h, ku kohë pas kohe vrullshmëria eshtë edhe më e lartë, duke e bërë atë të barabartë me një stuhi tropikale.

Përderisa stuhia lëviz në një trajektore drejt veriperëndimit, zonat në të gjithë bregun qendror të Indisë lindore do të ndjejnë ndikime të përhapura të erës dhe shiut.

Asani është stuhia e dytë që prek Indinë këtë sezon. Stuhia e parë, në Mars në Indinë jugore, ishte pa emër.

Stuhia e ngadaltë mund të sjellë reshje katastrofike

Deri të Enjten, stuhia ka shumë të ngjarë të fillojë të lakohet më shumë në veri-verilindje, duke ecur përgjatë bregut dhe duke prekur Odishan.

Ndërveprimi me tokën do të bëjë që stuhia të dobësohet gradualisht, megjithëse do të prodhojë ende mjaft reshje ndërsa ngadalësohet.

Tani që shpejtësia e Asanit përpara është ngadalësuar ndjeshëm, shirat e dendur me kohëzgjatje më të gjatë janë të mundshme përgjatë bregdetit, duke rritur mundësinë e reshjeve të përmbytjeve.

Kur bëhet fjalë për vdekjen dhe shkatërrimin me ciklonet tropikale, shiu është një faktor kyç për t’u marrë parasysh.

Stuhitë që lëvizin ngadalë janë shpesh katastrofike për shkak të sasisë së shiut që mund të sjellin.

Pjesë të bregdetit të Indisë, pranë vendndodhjes së stuhisë, mund të shohin deri në 150 mm reshje gjatë ditëve të ardhshme.

Nuk mjafton për të lehtësuar temperaturat përvëluese

Kjo stuhi vjen mes një vale brutale të të nxehtit që ka prekur pjesën më të madhe të Indisë qendrore. Temperaturat atje u rritën të Martën deri në 45 gradë Celsius.

Kushtet e rënda të valëve të të nxehtit do të mbeten pasi temperaturat mund të rriten me 2 deri në 3 gradë Celsius gjatë ditëve të ardhshme, sipas Departamentit Meteorologjik të Indisë.

Kjo valë e të nxehtit vazhdoi me një shtrirje brutale të nxehtësisë edhe në Prill në disa pjesë të vendit, duke përfshirë Nju Delhi.

“Ata përjetuan 19 ditë të muajit me një temperaturë të lartë mbi 40 gradë Celsius), që është shumë më e lartë se temperatura mesatare e tyre e lartë e prillit prej 37 gradë Celsius. Kjo nxehtësi ishte gjithashtu domethënëse pasi ishte Prilli më i nxehtë për Indinë veriperëndimore, shumë mbi normalen e Prillit.”

Fillimi i sezonit të monsuneve

Ciklonet zakonisht nuk ndodhin gjatë sezonit të mosunit sepse prerja e tepërt e erës — erërat e forta të nivelit të sipërm që copëtojnë sistemet tropikale në atmosferë priren të ndalojnë zhvillimin.

Megjithatë, gjatë fillimit të sezonit, ciklonet mund të zhvillohen gjersa prerja e erës është ende mjaft e dobët.

Ndërsa musoni – i cili jep lehtësim nga nxehtësia e pamëshirshme – do të fillojë të arrijë në zonat më jugore të Indisë deri në fund të Majit, ai zakonisht nuk arrin në Nju Delhi deri në fillim të Korrikut, duke lënë shumë hapësirë për më shumë ditë nga vapa rrezikshme. /MeteoKosova/

Kjo grafikë tregon kur zakonisht fillon sezoni i monsuneve në të gjithë Indinë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!