BallinaKosovë

Vjen goditja e parë serioze e nxehtësisë, temperaturat deri në 31°C të Premten, por…

Ditën e Enjte dhe të Premte, pritet fuqizim i masave të ngrohta ajore, përderisa pritet mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat më të shtuara pritet të jenë të Premten, ku nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara, kryesisht në zonat malore. Temperaturat parashihet të arrijnë deri në 31°C.

Të Shtunën, pritet të depërtojnë masa më të freskëta dhe të lagështa ajrore, duke sjellur destabilizim të fuqishëm në kushtet e motit në mbarë vendin.

Nën këto kushte, priten vranësira dhe intervale me diell, të cilat do të përcillen me rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa të fuqishme rrufesh! Temperaturat do të pësojnë ulje, sidomos gjatë kushteve me reshje. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!