Pas tërmetit të parë e të fuqishëm që goditi Bosnjen dhe Hercegovinën në mbrëmjen e së Premtes, dridhjet vazhduan edhe më vonë me shkallë më të lehtë, ndërsa edhe një tjetër tërmet u raportua në orën 02:59 me magnitudë prej 4.3 shkallë të Rihterit.
Nga tërmeti i parë i regjistruar, deri më tani është shënuar edhe viktima e parë, ku bëhet fjalë për një vajzë e moshës 27 vjeçare.
Ajo u soll ne spital me plage te renda dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekut dhe reanimacionit të gjatë, humbi jeten.
Ndërkohë kanë mbetur të plagosur edhe prindërit e saj pasi një gur i madh ka rënë në shtëpinë e tyre në lagjen Kukavac të qytetit Stolac. /MeteoKosova/