
Për të Martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, me shpejtësi prej 10-36 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 19°C. /MeteoKosova/