BallinaKosovë

KUJDES! Fundjava me furtuna të fuqishme, breshër, vërshime dhe dëme materiale!

Edhe dita e sotme po karakterizohet nga masat e të nxehta afrikane, të cilat po kushtëzojnë mot kryesisht me diell dhe temperatura ekstremisht të larta, ku në zona të caktuara mund të presim ndonjë rekord të ri për këtë vit, deri në 38°C.

Megjithatë, vonë pasdite mund të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos në zonat malore.

Nga dita e Shtunë pritet të depërtojnë masa më të freskëta, të shoqëruara nga një sistem frontal i fuqishëm.

Në këtë mënyrë moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ku pritet të ketë zhvillime të fuqishme të tyre, duke sjellur shtrëngata të fuqishme lokale, si: reshje rrëke, breshër, shkarkesa të ashpërta rrufesh dhe erëra shumë të fuqishme, të cilat në momente të caktuara pritet të arrijnë deri në 80 km/h, me ç’rast pritet të shkaktojnë edhe dëme materiale!

Si pasojë e reshjeve të fuqishme, pritet të ketë edhe vërshime lokale.

Të Dielën, masat e freskëta do të fuqizohen, duke sjellur ulje të mëtejshme të temperaturave, në pjesën dërrmuese të vendit edhe nën vlerën 25°C, përderisa moti do të karakterizohet me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, duke gjeneruar kohë pas kohe rrebeshe shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë rrëkeje, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Lëvizja e këtyre zhvillimeve gjatë së Dielës do të jetë e ngadalshme, me ç’rast reshjet e shiut do të mbesin të bllokuara në një zonë, duke sjellur edhe përmbytje.

Moti i paqëndrueshëm dhe më i freskët do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, i dominuar me vranësira të shpeshta, rrebeshe shiu e shkarkesa rrufesh, për të cilat do të informoheni më në detaje në postimet tona të radhës. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!