BallinaRajon

Shtrëngata të fuqishme në të gjithë Ballkanin dhe jo vetëm

Një sistem super i fuqishëm që ka përfshirë Italinë veriore dhe shtetet përreth që nga dita Enjte, duke sjellur shtrëngata të fuqishme, ka filluar rrugëtimin drejt Ballkanit, i cili do të jetë dukshëm i dobësuar por prapë i fuqishëm, me ç’rast pritet të sjellë shtim të vranësirave, duke gjeneruar edhe rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh, breshër dhe erëra mjaft të fuqishme, ku mund të ketë edhe dëme materiale.

Ky sistem parashihet të jetë kryesisht në formë frontale, si: Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Greqi, Bullgari dhe Rumani.

Madje ky ciklon i fuqishëm, pritet të arrijë edhe në shtetet më në veri të kontinetit, si në Hungari, Sllovaki dhe Poloni.

LEXO EDHE: KUJDES! Fundjava me furtuna të fuqishme, breshër, vërshime dhe dëme materiale!

Pra, kushte të ngjashme priten edhe në Shipëri, Mal të Zi, ku edhe pjesa bregdetare parashihet kohë pas kohe të jetë e rrezikuar nga të reshurat dhe stuhitë sporadike. Temperaturat do të luhaten rreth vlerës 30°C. Më së shumti të reshura pritet të ketë në zona të ulëta dhe ato malore.

Po ashtu, kjo zonë e paqëndrueshme, do të vazhdojë të sjellë destabilizim të motit edhe gjatë javës së ardhshme, të pakten deri kah mesi i javës, ku më pas pritet përmirësim gradual i motit, megjithatë reshjet lokale dhe të izoluara do të mbesin të pranishme në intervale të caktuara kohore, sidomos gjatë orëve të pasdites. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!