BallinaKosovë

Sasi e lartë e reshjeve të Mërkurën në Kosovë

Sipas parashikimeve priten reshje të shumta sa i përket sasisë, e cila në disa zona pritet të jetë e barabartë me normën mesatare të reshjeve për muajin Prill apo edhe më shumë brenda një dite të vetme/24 orë.

Pra, cikloni me origjinë nga Evropa Qëndrore, i cili është formuar të Martën, do të arrijë në Kosovë në orët e para të mëngjesit të së Mërkurës, duke gjeneruar të reshura të shumta gjatë ditës. Përpos reshjeve të shiut, e gjithë kjo në kombinim me masat e ftohta polare, në disa pjesë të vendit do të përzihen dhe shndërrohen në ato të borës.

Më poshtë është paraqitur harta me të reshura, e cila normalisht mund të ndryshojë sa i përket sasisë dhe vendit varësisht nga trajektorja e ciklonit. /MeteoKosova/

Në hartë është paraqitur sasia totale e reshjeve në “mm” brenda 24 ore të ditës së Mërkurë, duke i’u referuar shiritit të poshtëm me ngjyra

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!