
Duke filluar nga dita e nesërme, e Shtunë, vendi do të ndikohet nga masa më të ftohta ajrore, të cilat do të sjellin reshje shiu e bore.
Ndërsa nga java e ardhshme, përgatituni për acarin Siberian apo për të ashtuquajturën “Bisha nga Lindja”, ku kohë pas kohe do të ketë reshje bore dhe temperatura mjaft të ulëta, për të cilat do të informoheni të Hënën më në detaje.
Fuqizimi i këtyre masave të ftohta, pritet në pjesën e dytë të javës së ardhshme. /MeteoKosova/