BallinaKosovë

Vjen vala e re me të reshura shiu e bore, ja si parashikohet kjo javë

Edhe gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme.

Dita e sotme po karakterizohet kryesisht me diell por e ftohtë. Në orët e mbrëmjes pritet gradualisht të kemi shtim të vranësirave, si pasojë e një cikoni të ri që vie nga veriperëndimi i kontinentit, i shoqëruar me masa më të ngrohta ajrore nga Mesdheu.

Pra, reshjet pritet të arrijnë krejtësisht vonë sonte apo rreth mesnatës, të cilat fillimisht do të prekin pjesën perëndimore, e më pas në orët vijuese dhe gjatë ditës së martë do të shtrihen edhe në zona të tjera.

Për shkak që një pjesë masave e ftohta polare nuk është tërhequr ende krejtësisht në drejtim të lindjes së kontinentit, reshjet mund të nisin në formë të borës, shqotës dhe shiut që ngrihet, e më pas në orët vijuese e gjitha do të shndërrohen në reshje shiu, për shkak të ardhjes së masave më të ngrohta ajrore. Në këtë mënyrë, edhe temperaturat do të shënojnë ngritje. Në zonat malore reshje bore.

Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit. Gjithashtu, kohë pas kohe priten erëra mjaft të forta.

Dita e Mërkurë do të karakterizohet lokalisht me reshje shiu e bore dhe me ulje të temperaturave, pasiqë kemi sërish fuqizim të përkohshëm të masave të ftohta.

Nga dita e enjte do të depërtojnë masat e ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika veriore, duke favorizuar mot me diell dhe vranësira, njëkohësisht edhe ngritje të temperaturave. Megjithatë në perëndim të vendit mund të paraqiten kushte për reshje shiu.

Të premten parashikohet shtim i vranësirave dhe me reshje të pakta lokale shiu, kryesisht të përqëndruara nga perëndimi e në drejtim të veriut. Krejtësisht vonë në mbrëmje apo rreth mesnatës, pritet të kemi një sistem frontal nga perëndimi i vendit, i cili do të shtrihet në drejtim të lindjes gjatë së shtunës.

Të dielën parashikohet të kemi depërtimin e masave të ftohta, të cilat do të sjellin reshje shiu e bore në shkallë vendi.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, ndërsa në fundjavë parashihet të fitoj intensitet jashtëzakonisht të fortë në Rrafshin e Dukagjinit, me shpejtësi maksimale në momente të caktuara deri në 100 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 16°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!