BallinaKosovëRajon

Rrebeshe shiu dhe stuhi të forta për Ditën e Flamurit! Parashikimi i motit në trojet shqiptare

Një ciklon i fuqishëm ka marrë rrugëtimin drejt vendit tonë. Kështu, të martën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në të gjithë vendin, në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut. Në zonat e larta malore reshje bore.

Reshjet do të jenë të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Këto të fundit, më të përqëndruara në Mal të Zi dhe Shqipëri, ndërsa në Kosovë mund të ketë vetëm ndonjë shkarkesë elektrike në jugperëndim të vendit.

Në orët e pasditës priten edhe intervale kthjellimesh në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare, përderisa reshjet do të vazhdojnë në zonat e ulëta dhe ato malore.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e cila shpesh herë pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në Shqipëri, me shpejtësi maksimale prej 70-90 km/h, ndërsa në lartësitë malore edhe mb 100 km/h!

Temperaturat maksimale në Shqipëri do të lëvizin prej 8 deri në 18°C. Në Mal të Zi maksimalet do të lëvizin prej 5 deri në 15°C, në Kosovë prej 6 deri në 11°C dhe Maqedoni të Veriut prej 5 deri në 9°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!