BallinaKosovë

Valë e re me të reshura dhe temperatura të ulëta, ja çfarë pritet të ndodh këtë javë

Ndonëse pak ditë na ndajnë nga dimri meteorologjik, i cili është më 1 Dhjetor, masat e ftohta ajrore të cilat u fuqizuan të Dielën, përpos reshjeve të shiut ato sollën edhe fjollat e para të borës në ultësira, kryesisht të përqëndruara në Rrafshin e Kosovës.

Këto masa të ftohta e të paqëndrueshme do të vazhdojnë të jenë të pranishme edhe gjatë kësaj jave.

Si rrjedhojë, dita e sotme do të karakterizohet me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, përderisa në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu dhe bore. Nb mbrëmje pritet mot i acartë, për shkak të kthjellimeve.

Të Martën, pas mëngjesit me acar dhe pranisë së mjegullës nëpër ultësira dhe lugina, dita do të vijojë me diell dhe vranësira, përderisa edhe temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë por prapë e ftohtë.

Në ndërkohë, të Mërkurën, dy ciklone nga Mesdheu do të kalojnë përmes Greqisë, duke sjellur valë të reshjeve. Të Mërkurën reshjet do të jenë në sasi të pakta dhe kryesisht në formë të shiut, ndërsa në zonat malore reshje bore.

Të Enjten, pritet intensifikim i reshjeve në shkallë vendi, të cilat do të jenë në formë të shiut, shqotës dhe borës. Në zonat malore do të ketë reshje të dendura bore.

Nga dita e Premte dhe në fundjavë pritet një ngritje e lehtë e temperaturave, përderisa do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të pakta lokale shiu, më të intensifikuara në fundjavë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej -4 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 11°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!