BallinaKosovë

Tragjike: Humb jetën 30-vjeçari që e zuri pema në Prishtinë

Një person i moshës 30-vjeçare ka humbur jetën pasi e zuri lisi që u rrëzua për shkak të erërave të forta në Prishtinë, raporton Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia dhe kanë njoftuar se një grua e lënduar është dërguar në QKUK për trajtim.

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç  është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.” /MeteoKosova/

LEXO EDHE: Erërat e forta rrëzojnë lisin në Pejton, e zë një veturë në lëvizje

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!