BallinaKosovë

Temperaturat e larta marrin fund me këtë javë, ndryshimi drastik i motit vjen nga e Diela

Vendi ynë gjatë kësaj javë do të mbetet nën ndikimin e kushteve kryesisht të qëndrueshme, përderisa masat e ftohta që depërtuan pasditën dhe mbrëmjen e së Dielës, sollën rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Këto masa të ftohta do të vazhdojnë të jenë të pranishme edhe në dy ditët e para të kësaj jave, të cilat do të kushtëzojnë mot me vranësira dhe intervale me diell, duke gjeneruar edhe ndonjë reshje të izoluar gjatë ditës të Hënë.

Nga dita e Mërkurë pritet të shtrihen masa të ngrohta ajrore, të cilat do të sjellin intervale më të gjata me diell dhe ngritje të ndjeshme të temperaturave, më e theksuar të Enjten, ku pritet të jetë edhe kulminacioni, me maksimale deri në 32°C.

Edhe dita e Premte pritet të dominohet nga kushte të ngjashme, megjithatë ekziston mundësia për ndonjë reshje të izoluar.

Nga dita e Shtunë, pritet të depërtojnë gradualisht masat e ftohta, duke u karakterizuar me vranësira dhe intervale me diell, kohë pas kohe me reshje lokale shiu e shkarkesa rrufesh. Njëkohësisht, temperaturat pësojnë ulje.

Masat e ftohta përfundimisht pritet të shtrihen të Dielën, duke sjellur shtim të vranësirave dhe intensifikim të reshjeve. Tempeaturat do të pësojnë ulje drastike.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, veçanërisht në pjesën e dytë të javës, me shpejtësi 20-55 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin 8 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 32°C.

Pra, temperaturat do të shënojnë ngritje nga dita në ditë deri të Enjten apo të Premten, më pas ulje e temperaturave nga dita e Shtunë, mjaft e theksuar të Dielën. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!