BallinaKuriozitete

Temperaturat deri në 30°C gjatë kësaj jave, mësojeni se kur pritet sërish destabilizim i motit!

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe nga masa më të ngrohta ajrore që do të nisin në fillim të javës.

Si rrjedhojë, gjatë ditës së Hënë dhe të Martën, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ndërsa zona të caktuara do të përcillen me ndonjë reshje të izoluar shiu.

Të Mërkurën, moti do të nisë me diell, ndërsa gjatë orëve të pasditës kemi depërtimin e masave të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, duke sjellur shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve dhe breshërit, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Dita e Enjte do të mbetet nën ndikimin e masave më të ftohta ajrore, ku gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë edhe reshje shiu. Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, këto të fundit më të pranishme gjatë pjesës së parë të ditës.

Të Premten do të depërtojnë sërish masa më të ngrohta, të cilat do të sjellin përkohësisht përmirësim të motit. Nën këto kushte moti do të karakterizohet kryesisht me diell, përderisa temperaturat shënojnë ngritje.

Sa i përket fundjavës, parashihet të dominohet nga moti me diell dhe vranësira, të cilat mund të përcillen edhe me reshje lokale, sidomos të Dielën, ku sipas parashikimeve të fundit, pritet të ketë reshje të shumta dhe ulje të temperaturave.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryeshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht në mesjavë dhe krejtësisht në fundjavë, me shpejtësi prej 15-60 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 10 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 30°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!