Vendi ynë gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Si rrjedhojë, sot moti ka nisur me diell por me temperatura më të ulëta, për shkak të masave të freskëta ajrore.
Ditëve në vazhdim moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, përderisa temperaturat do të shënojnë ngritje nga dita në ditë. Megjithatë nga dita e Premte si dhe në fundjavë, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar, kryesisht në relievet malore.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut dhe verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-42 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 12 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 39°C. /MeteoKosova/