BallinaKosovë

Të Premten shënohet dita e më e nxehtë deri më tani por ja çfarë pritet të ndodh nga fundjava!

Masat e ngrohta ajrore kanë filluar të fuqizohen nga sot, të cilat po sjellin mot me diell në pjesën dërrmuese të vendit, ndërsa në lindje të vendit ka edhe vranësira kalimtare.

Temperatura më e lartë e ditës pritet të arrijë deri në 20 gradë Celsius.

Edhe të Premten do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht me diell dhe me ngritje të mëtejshme të temperaturave, të cilat pritet të arrijnë deri në 24 gradë Celsius. Kështu, duke u shënuar edhe si dita më e nxehtë deri më tani për këtë vit.

Të Shtunën pritet të arrijë një sistem me vranësira nga veriperëndimi i kontinentit, të cilat gjatë orëve të pasditës dhe në mbrëmje, lokalisht do të gjenerojnë rrebeshe afatshkurtër shiu, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike. Temperaturat pësojnë ulje të lehtë.

Dita e Dielë do të mbetet me diell dhe vranësira gjatë ditës, përderisa lokalisht priten reshje shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit.

Nga java e ardhshme presim goditjen dimërore, e cila pritet të sjellë ulje drastike të temperaturave si dhe reshje shiu e bore, për të cilat do të informoheni më detajisht në ditët vijuese. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!