BallinaKosovë

Të Dielën rikthehen reshjet e borës në Kosovë

Pas një moti relativisht të ngrohtë që karakterizoi edhe ditën e Shtunë, tani masat e ftohta polare kanë filluar rrugëtimin drejt vendit tonë.

Pra, gjatë orëve të para të 24-orëshit të ditës së Dielë, do të depërtojë një sistem frontal nën shoqërimin e masave të ftohta polare, me ç’rast do të karakterizohet së pari me reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të cilat në orët e para të mëngjesit do të përzihen dhe shndërrohen në ato të borës edhe në disa ultësira të Kosovës. Gjatë kalimit të sistemit frontal, nuk përjashtohet mundësia edhe për ndonjë shkarkesë elektrike.

Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës me intensitet të ndryshueshëm, të karakterizuara me reshje shiu e bore. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15-50 km/h!

Temperaturat rreth 10°C sa pritet të jenë pas mesnate, gjatë mëngjesit në disa zona pritet të ulën deri në 0°C, për të vazhduar me një ngritje të lehtë gjatë ditës, me rreth 5°C.

Nga java e ardhshme përmirësim i motit dhe ngritje e temperaturave. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!